Kassel Shpk fiton cmimin “Bleta e Arte”

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit z. Edi Rama, organizoi mbrëmjen e djeshme në Tetarin e Operas dhe Baletit, galanë “Bleta e Artë” 2014, ku u vlerësuan me çmim 15 bizneset më të mirë të vitit dhe 2 administratorë publike.

Ky është viti i dytë pas “Çmimet për sipërmarrësin e  vitit”, të organizuar dhjetorin e kaluar ku u shpërndanë 8 çmime fituese. Tashmë nën logon “Bleta e Artë”, ky event do të kthehet në një traditë të përvitshme.

IMG_9972Qëllimi është promovimi i sipërmarrjes shqiptare dhe punës e kontributit të saj në zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin . me të njëjtën qasje u bë edhe përzgjedhja e kategorive të çmimeve dhe bizneseve të nominuara . Eventi u hap nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Arben Ahmetaj i cili foli për qasjen e re të qeverisë në rrugën e zhvillimit ekonomik të vendit, përmirësimin e klimës së biznesit, reformat e iniciuara gjatë vitit të parë të qeverisjes dhe axhendën 2015.

Fjala e Kryeministrit

Biznesi, ndër vite, më shumë se sa është vlerësuar, është sulmuar dhe dënuar, e kjo epokë duhet të marrë fund. Ka qenë kjo ideja e përcjellë në fjalën e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili u bëri një retrospektivë nismave të ndërmarra nga ardhja në pushtet e deri më sot. Ai vlerësoi se janë bërë hapa pozitivë sa i përket shlyerjes së borxhit të prapambetur që shteti kishte krijuar ndaj sipërmarrjes, si dhe për rimbursimin automatik të TVSH-së. Ndryshimi i sjelljes së administratës karshi biznesit për të çrrënjosur idenë e krijuar deri më dje u cilësua nga Rama si një tjetër sukses i këtij viti. Por duket se diçka e krijuar për shumë e shumë vjet, s’mund të ndryshojë për një vit, e në këtë kuadër Kryeministri ka preferuar t’i kërkojë të falur biznesit, duke bërë thirrje për bashkëpunim për të korrigjuar atë që nuk ecën. “Ju kërkojmë ndjesë për gjithçka mund të mos ketë funksionuar si duhet gjatë këtij viti në praktikat apo kontaktet e cilitdo prej jush me shtetin, dhe ju lutemi të na ndihmoni që të shpëtojmë të gjithë bashkë, një orë e më parë, nga zvarritësit profesionistë të procedurave apo inspektorët që nuk mishërojnë me sjelljen e tyre ndaj jush ambicien tonë për Rilindjen Shqiptare”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në mbrëmjen gala të mbajtur me këtë rast dy ditë më parë. Për ministrin që organizoi evenimentin, Arben Ahmetaj, angazhimi i qeverisë është për një partneritet bazuar në besim, në funksion të luftës ndaj informalitetit.

Ne fund te eventit kompania Kassel Shpk u kurorezua me cmimin “Siguria ne pune”

Çmimi “Siguri në punë” – Kassel

 

bleta-arte-kassel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *