RRETH NESH

Kassel u themelua në vitin 2012 nga Z.Kastriot Ponari,si ortak i vetëm. Hyri në tregun e ndërtimit dhe zhvillimit,duke ofruar kështu më të mirën dhe më cilësoren për tregun shqipëtar.
Shoqëria disponon liçensë për punimet e projektimit dhe për një gamë shumë të gjerë të projektimit dhe mbikqyrjes së punimeve të ndërtimit, që nga ndërtimet civile, studimet urbane, industrial, teknologjike, rrugore dhe për punimet e infrastrukturës, rrjetet inxhinierike, veprat hidrike etj.
Në qendër të vëmendjes ne kemi të vendosur klientët, bashkëpunimin me partner të dryshëm kombëtarë dhe ato nderkombëtarë duke ofruar cilësi, siguri dhe profesionalizem.
Me një staf të kualifikuar dhe të përkushtuar dhe duke rritur standartet e shërbimeve dhe të produkteve tona dhe njëherazi duke ofruar produktin dhe shërbimin të çertifikuar dhe me standarte Europiane.
Kassel është kompania ku ju do të gjeni të ndërthurura në mënyrë perfekte cilësin, sigurin dhe korrektësin.

VISIONI

Objektivi kryesor i Shoqërisë “Kassel” është të jetë lider në çdo fushë ku ajo operon si dhe një shoqëri e specializur në ofrimin e shërbimeve komplekse të konsulencës dhe në ofrim ekspertize në drejtimet e zgjedhura sidomos për ndërtime dhe infrastrukturë, si për klientët vendas ashtu dhe ata të huaj.

Fabrika e Skelerise

Faza e pare e punimeve

Partneret